Me zërin që po i dridhej, Sara Gjordeni jep lajmin ‘befasues’
Një lajm i bukur dhe plot emocion ka ardhur nga Sara Gjordeni, e cila ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me partnerin, këngëtarin Bardhi.
Moderatorja ndau këtë moment të veçantë publikisht, duke konfirmuar se familja e tyre do të zgjerohet sërish, në një periudhë shumë të rëndësishme për çiftin. Lajmi është pritur me shumë dashuri nga fansat dhe ndjekësit, të cilët kanë reaguar menjëherë me urime dhe komente pozitive në rrjetet sociale.
Historia e tyre e dashurisë ka nisur në ambientet e Big Brother, ku dyshja u njohën dhe krijuan një lidhje që vazhdoi edhe jashtë kamerave. Me kalimin e kohës, ata kanë ndërtuar një raport të qëndrueshëm, duke krijuar tashmë një familje që po rritet.
Ky kapitull i ri në jetën e Sarës dhe Bardhit pritet të sjellë edhe më shumë gëzim për ta, ndërsa publiku vijon t’i ndjekë me interes zhvillimet në jetën e tyre personale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




