E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sarandë/ I ikën  policisë dhe futet në det
Lajme

Sarandë/ I ikën policisë dhe futet në det

Sarandë, një person hidhet në det për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë. Ngjarja para pak minutash në rrugën “Butrinti”. Policia ka ndaluar një automjet tip “Porsche” Panamera.

Gjatë tentativës për të ndaluar tre persona që ndodheshin në të, njëri prej tyre është larguar me vrap dhe është hedhur në det. I dyshuari mbante një çantë krahu qafë. Dy të tjerët janë ndaluar dhe shoqëruar nga forcat “Shqiponja”.

Dhjetëra forca policore ndodhen në shëtitoren e qytetit, ndërsa i dyshuari është parë duke notuar në det.

Ndërsa personi që u hodh në det u arrestua më vonë.

U desh ndërhyrja e e skafit të policisë kufitare për të bërë të mundur ndalimin e të dyshuarit, i cili mendohet se ka hedhur sende të paligjshme në det.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.