E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sarandë/Kontrolli rutinë i fundos të rinjtë fierakë, arrestohen
Publik News

Sarandë/Kontrolli rutinë i fundos të rinjtë fierakë, arrestohen

Ata u arrestuan pasi u kapen me një sasi prej 0.25 gramë Kokaine dhe 24 gramë kanabis dhe me 3555 €.

Njoftimi i policise 

Strukturat Policore të Seksionit për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë bërē të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Fabion.G., 18 vjeç, banues në fshatin Daullas Fier.

Klaus.H., 19 vjeç, oxha, banues në Fier.

U krye arrestimi i tyre pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet policore me një sasi prej 0.25 gramë Kokaine dhe 24 gramë kanabis.

Në cilësinë e provës materiale u janë sekuestruar 3555 €, 54 mijë leke të reja, një automjet dhe dy aparate celular.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale ”Prodhim,shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.