Sarandë/ Theu masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, arrestohet 45-vjeçari
Një 45-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm në Sarandë, pasi ka thyer masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Bëhet fjalë për Ibrahim Dudën, i cili akuzohet për veprën penale ‘plagosje e lehtë me dashje, për një ngjarje të ndodhur në prill të vitit 2022.
45-vjeçari Duda kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu ku vuajti dënimin për veprën penale “vjedhje”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



