Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi paraqitet në SPAK
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi është paraqitur në SPAK.
Engjëll Agaçi
Nuk dihet ende arsyeja e paraqitjes së zyrtarit të lartë në Prokurorinë e Posaçme.
Pak javë më parë emri i tij u përmend edhe në një investigim të medias italiane “RAI 3”, ku akuzohej për lidhje me trafikantët e drogës.
Ai mbërriti në SPAK mëngjesin e sotëm.
Agaçi nuk foli për mediat kur u pyet për praninë e tij në Prokurorinë e Posaçme.
Kujtojmë se emri i tij përflitet te thuajse të gjitha skandalet e mëdha të qeverisjes.
Por kryesorja, emri i tij del si personazh kryesor në mega-aferën e inceneratorëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



