E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sekuestrimi i pasurisë së Ylli Ndroqit/ “Mund të vihet në rrezik serioz liria  e medias”- PD: Të bëhet transparencë për hetimin.
Publik News

Sekuestrimi i pasurisë së Ylli Ndroqit/ “Mund të vihet në rrezik serioz liria e medias”- PD: Të bëhet transparencë për hetimin.

Partia Demokratike ka reaguar pas sekuestrimit të pasurive të biznesmenit Ylli Ndroqi, ndërsa kërkon një hetim transparent.

Ish-deputetja Albana Vokshi, thotë me një postim në facebook se PD mbështet çdo hetim, ndaj cilido, por apelon për transparencë pasi “mund të vihet në rrezik serioz liria e medias”.

Vokshi i ka quajtur shqetësuese pretendimet e avokatit mbrojtës të Ndroqit për sulme politike, ndërsa thotë se këto deklarata duhet të shqyrtohen me seriozitet.

“Dërgimi i forcave policore për të rrethuar RTV Ora dhe Ora News, duke ushtruar presion  psikologjik mbi gazetarët dhe stafin hedh hije të forta dyshimi për mënyrën sesi u veprua, kohën kur u veprua dhe arsyet pse u veprua tani.

Partia Demokratike është në mbështetje të plotë të gazetarëve dhe stafit të RTV ORA dhe Ora News, duke i inkurajuar të vijojnë të palëkundur misionin e tyre në shërbim të publikut dhe interesit të qytetarëve“, thotë mes të tjerash Vokshi.

Postimi i plotë:

PD në mbështetje të stafit dhe gazetarëve të ORA NEËS, Vokshi: Transparencë për hetimin e pronarit të tv, Ylli Ndroqi.

Partia Demokratike ka ndjekur me vëmendje njoftimin e Prokurorisë së Posaçme për hetimin pasuror ndaj pronarit të grupit mediatik ORA z. Ylli Ndroqi.

Duke mbështetur çdo hetim, ndaj cilido, pa asnjë dallim dhe duke nxitur barazinë e plotë përpara ligjit, Partia Demokratike apelon për transparencë të plotë mbi këtë hetim, duke qenë se mund të vihet në rrezik serioz liria e medias.

Pretendimet e avokatëve mbrojtës për një sulm politik ndaj klientit të tyre janë shqetësuese dhe kërkojnë shqyrtim serioz.

Shpejtësia e hetimit prej vetëm prej 7 ditësh, nga nisja e hetimit deri në paraqitjen e kërkesës në gjykatë për sekuestrimin e disa mediave, vlen gjithashtu të sqarohet.

Dërgimi i forcave policore për të rrethuar RTV Ora dhe Ora Neës, duke ushtruar presion  psikologjik mbi gazetarët dhe stafin hedh hije të forta dyshimi për mënyrën sesi u veprua, kohën kur u veprua dhe arsyet pse u veprua tani.

 

Partia Demokratike është në mbështetje të plotë të gazetarëve dhe stafit të RTV ORA dhe Ora Neës, duke i inkurajuar të vijojnë të palëkundur misionin e tyre në shërbim të publikut dhe interesit të qytetarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.