E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sekuestro pasurive të ish-deputetit socialist e familjarëve, Ndoka: Nuk kam asnjë metër tokë
Politikë

Sekuestro pasurive të ish-deputetit socialist e familjarëve, Ndoka: Nuk kam asnjë metër tokë

Një sipërfaqe prej 300 mijë metra katrorë tokë në bregdet dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinit, në total me vlerë 40 milionë Euro janë sekuestruar me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Pasuritë janë të rregjistruara në emër të ish-deputetit të Patise Socialiste Arben Ndoka, vëllait të tij dhe njerëzve të afërm të fisit të tij.

Sipas prokurorisë bëhet fjalë për sipërfaqe tokësore në zonën e Malit të Rrenzit, Shëngjinit, Rana e Hedhur, Laguna e Lezhës si dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinit.

Sipërfaqja e tokës e vënë nën sekuestro është përfituar në mënyrë të paligjshme, pasi toka ka qënë në pronësi të shtetit, por nëpërmjet dokumentave të falsifikuara, është ndryshuar pronësia nga shtet në privat, cka ka sjellë që pronarët e sipërfaqes tokësore të behen anëtarë të fisit Ndoka në Lezhë.

Nga ana tjetër vetë ish-deputeti socialist e ka përgënjshtruar këtë fakt duke thënë se ai nuk ka asnjë metër tokë as të sekuestruar dhe as të pasekuestruar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.