E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës
Flash

Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, ka sekuestruar pasuritë e shtetasit P.C. dhe të familjarëve të tij, të cilët janë nën hetim për dy vepra penale: “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Hetimet kanë çuar në sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, duke përfshirë prona, ndërtesa, biznese dhe truall, që kapin vlerën rreth 4 milionë euro.

Më konkretisht, u sekuestruan pasuritë e mëposhtme:

  • Truall me sipërfaqe 1600 m², në emër të P.C., në Vlorë;

  • Bodrum 841.75 m², në emër të F.C.;

  • Njësi 112.82 m², në emër të F.C.;

  • Njësi 36.14 m², në emër të F.C.;

  • Njësi 59.5 m², në emër të F.C.;

  • Njësi 47.27 m², në emër të F.C.;

  • Njësi 97.42 m², në emër të F.C.;

  • Apartament 72.36 m², në emër të shoqërisë ‘F’ shpk;

  • Apartament 89.90 m², në emër të shoqërisë ‘F’ shpk;

  • Njësi 324.17 m², në emër të F.C.;

  • Njësi 318.16 m², në emër të F.C.;

  • Ndërtesë 115 m², në emër të F.C.

Ky sekuestrim vjen si pjesë e përpjekjeve të prokurorisë për të hetuar dhe ndaluar veprimtaritë kriminale që lidhen me falsifikimin e dokumenteve dhe pastrimin e parave të ardhura nga veprimtari të dyshuara kriminale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.