E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sekuestrohen pasuri me vlerë 2 mln euro të një personi në Vlorë
Lajme

Sekuestrohen pasuri me vlerë 2 mln euro të një personi në Vlorë

Një operacion i Prokurorisë së Vlorës ka çuar në sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 2 milionë euro, në pronësi të një shtetasi me inicialet T.Q..
Hetimi ka nisur në kuadër të procedimit penal nr.1119 të vitit 2023 dhe lidhet me veprën penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Sipas njoftimit zyrtar, me kërkesë të prokurorisë është vendosur masa e sigurimit pasuror “sekuestrim preventiv” për një numër të madh pasurish të paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi apo porosi të T.Q. dhe familjarëve të tij.

Në listën e sekuestruar përfshihen:

  • Apartamente dhe njësi tregtare në lagjen “1 Maji” të Vlorës, disa prej tyre në proces ndërtimi apo të prenotuara nga T.Q.;

  • Një apartament 82 m² në lagjen “29 Nëntori” në Vlorë;

  • Një tokë bujqësore (arë) prej 2000 m² në zonën e Radhimës;

  • Shtatë poste parkimi në të njëjtën zonë rezidenciale;

  • Si dhe dy automjete, një “Daimler Chrysler” dhe një “Ford Focus”.

Vetëm pasuritë e regjistruara në Vlorë përfshijnë dhjetëra apartamente, disa me sipërfaqe mbi 100 m² dhe ballkone të mëdha, çka tregon një investim të konsiderueshëm që ka ngritur dyshime për burimin e fondeve.

Burime nga organet e hetimit bëjnë me dije se verifikimet po zgjerohen për të përcaktuar origjinën e të ardhurave me të cilat janë blerë dhe prenotuar këto prona, si dhe nëse ato lidhen me aktivitet kriminal apo pastrim parash.

Hetimet për rastin janë ende në zhvillim, ndërsa Prokuroria e Vlorës ka paralajmëruar se do të kërkojë edhe verifikime financiare të zgjeruara për lidhje të mundshme familjare apo bashkëpunëtorë të shtetasit T.Q.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.