SELANIK/ Kamioni bie nga ura, shoferi shpëton dhe pret vetë ambulancën
Një kamion ka rënë nga ura mëngjesin e sotëm, në unazën e jashtme të Selanikut, Greqi.
Mediat greke raportojnë se shoferi turk i kamionit ka mbetur i plagosur lehtë. Në vendngjarje ka shkuar edhe zjarrfikësja, por nuk është dashur të ndërhyjë, pasi drejtuesi i mjetit ka dalë vetë nga automjeti.
Automjeti ka qenë duke lëvizur në Unazën e Jashtme në Kalochori, kur në rrethana ende të paqarta ka përplasur hekurat metalike dhe ka rënë nga ura. Drejtuesi i kamionit, një turk 50 deri në 55 vjeç, pas aksidentit ka dalë vetë nga mjeti i rëndë dhe kur ka mbërritur ambulanca ka qenë në vetëdije.
Pak më vonë ai u dërgua në spitalin Papanikolaou duke qenë i plagosur në anën e majtë të trupit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



