E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Serbia hakmerret pas votimit në KiE, Kurti: Qytetarët tanë janë mbajtur arbitrarisht në kufi
Lajme

Serbia hakmerret pas votimit në KiE, Kurti: Qytetarët tanë janë mbajtur arbitrarisht në kufi

Janë privuar nga ushqimi dhe mjekimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me anë të një postimi në rrjetin social “X” ka reaguar në lidhje me bllokimin e 300 qytetarëve kosovarë nga Serbia në kufi me Kroacinë.

albin kurti

Kurti shkruan se Serbia po hakmerret kundër civilëve kosovarë, një ditë pas votimit pro të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian.

Ai shprehet se qytetarët, përfshirë edhe fëmijët janë mbajtur arbitrarisht në kufi, duke u privuar nga ushqimi dhe mjekimi, që sipas tij është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.

Postimi i Kurtit:

Një ditë më pas @PACE_News votuan pro 🇽🇰anëtarësimit në @coe , Serbia hakmerret kundër 🇽🇰civilëve. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 qytetarë tanë—përfshirë. fëmijët—janë mbajtur arbitrarisht në kufi, janë privuar nga ushqimi dhe mjekimi. Një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.