E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Serbia zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën
Bota

Serbia zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

Shqetësohen banorët

Një aktivitet i pazakontë ushtarak është regjistruar në orët e para të mëngjesit pranë vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, duke ngritur shqetësim tek banorët e zonave përreth.

Sipas raportimeve nga terreni, ushtria serbe ka zhvilluar një stërvitje ajrore në afërsi të kufirit, ku janë përfshirë helikopterë dhe trupa desantuese. Gjatë këtij operacioni, një prej helikopterëve ka lëshuar rreth gjashtë parashutistë në zonën e Breznicës, ndërsa një tjetër është zhvendosur drejt Muhovcit dhe Karaqevës, ku janë hedhur edhe trupa të tjerë.

Burime nga policia kufitare e Kosovës bëjnë të ditur se në hapësirën ajrore pranë kufirit janë vërejtur të paktën dy helikopterë, të cilët kanë kryer disa fluturime rrethore përgjatë vijës ndarëse. Sipas të njëjtave burime, ka dyshime se në një moment të caktuar një nga mjetet ajrore mund të ketë hyrë edhe në territorin e Kosovës.

Autoritetet kufitare e kanë cilësuar këtë lloj aktiviteti si të pazakontë për zonën, duke theksuar se nuk ka precedentë të mëparshëm të një stërvitjeje të tillë kaq pranë kufirit.

Ndërkohë, banorët e zonës kanë reaguar me shqetësim për shkak të zhurmave të forta dhe lëvizjeve të pazakonta në ajër. Sipas tyre, prania e helikopterëve dhe hedhja e parashutistëve ka krijuar ndjenjë pasigurie dhe frike, veçanërisht në orët e hershme të ditës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.