Sërish lëkundje tërmeti/ U ndje në disa qytete, ja ku ishte epiqendra
Lëkundja më e fortë e datës së sotme ka qenë me magnitudë 4.7.
Lëkundja me magnitudë 4.7, me epiqendër në Vorë.
Lëkundja e tërmetit është ndjerë edhe në Durrës dhe zonën e Fushë Krujës.
Ndërsa IGJEUM, thotë se lëkundja e tërmetit kishte një magnitudë prej 4.3 me thellësi prej 29 km.
Të paktën 9 tërmete janë ndjerë gjatë ditës së sotme me magnitudë nga 3 e më poshtë.
Ministria e Mbrojtjes konfirmon se nuk ka raportime për dëme.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



