E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shalsi replikon me Bardhin për  raportim të KLSH: Këtyre nuk i thua dot as grup parlamentar! Duhet t’i kërkoni ndjesë partnerëve ndërkombëtarë
Lajme

Shalsi replikon me Bardhin për raportim të KLSH: Këtyre nuk i thua dot as grup parlamentar! Duhet t’i kërkoni ndjesë partnerëve ndërkombëtarë

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Ka qenë kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i cili ka kërkuar raportim në Kuvend të kreut të KLSH.

shalsi

Për këtë reagoi edhe deputeti Eduart Shalsi, i cili nuk i kurseu as ironitë me Gazment Bardhin.

“Këtij nuk mund t’i thuash as grup. Shpresoj që zoti Bardhi të jetë i iluminuar për nënkomisionin që u miratua, pasi një anëtar dha dorëheqjen, pasi kishim rënë dakord. Bardhi duhet t’i kërkojë ndjesë partnerëve ndërkombëtarë që kanë ndihmuar me ekspertizën e tyre”, tha Shalsi.

(Bardhi flet nga vendi pa mikrofon)

Shalsi: Po ç’ke mo burrë? Të lashë të flisje. Sa zakon të keq e ke këtë që nuk duroni dot. Bëre një konstatim, por më lër të mbaroj.

Ndërhyn Nikolla: Zoti Bardhi, lëre të flasë, mos ndërhyni.

Shalsi: Të paaftë për t’u ballafaquar me argumente. Të paktën të merreni vesh me njëri-tjetrin. Do të kishit kuptuar që në komisionin e Ekonomisë dhe Financave, një zonjë me emrin Mimoza Dhëmbi, që ka ndryshuar 16 ministra, drejtoresha e Buxhetit, për të cilën KLSH ka kërkuar shkarkim nga detyra. Është precedent i ri. Skandali i Onkologjikut është ende pa përgjigje, nëse ka kallëzim për këtë çështje. S’kemi përgjigje nga KLSH. Po hua përsëris; nuk ka nevojë KLSH për avokatinë tuaj

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.