E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shalsi sulmon Berishën dhe i thur lavde Ramës: I bëri Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, atë se ka bëri njeri në 100 vite
Lajme

Shalsi sulmon Berishën dhe i thur lavde Ramës: I bëri Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, atë se ka bëri njeri në 100 vite

Deputeti i PS-së, Eduard Shalsi ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha në Kuvend, teksa iu drejtua duke thënë se “duhet të kishte hapur krahun”.

Eduard Shalsi theksoi se Berisha është i fundit të quhet të japë leksione, duke shtuar se “imagjinoni ku jeni katandisur dhe 30 vite histori e PD-së, mbetet alternativë ai personazh”.

Ndërsa i thuri lavde kreut të qeverisë Edi Rama, ku u shpreh se “është kryeministri që do mbahet mend gjatë në historinë e Shqipërisë”.

“I bëri Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, atë se ka bëri njeri në 100 vite”, u shpreh Shalsi.

“Sali je i fundit që duhet të japësh leksione në të dyja kahet, do ishte e urtë e mençur të hapje krahun, imagjinoni ku jeni katandisur dhe 30 vite histori e PD-së, mbetet alternativë ai personazh që nuk ia vlen të merremi shumë. Ndoshta ka një arsye përse risulmoi Ramën. 

Çdo shqiptar brenda dhe jashtë trojeve ka qenë krenar kur e ka parë kryeministrin e Shqipërisë, Ramën në cilësinë e presidentit të Këshillit të Sigurimit të OKB, të mbajti atë qëndrim për të cilin mori edhe mbështetje e duartrokitje. E kuptoj që nuk keni kurajo të njihni një meritë të jashtëzakonshme, Rama është kryeministri që do mbahet mend gjatë në historinë e Shqipërisë dhe i ka bërë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare që nuk e ka bërë njeri në 100 vitet e kaluara.

Por disa gjëra i kuptoni me vonëse, mes jush ka njerëz të zgjuar. Ti Ina vazhdo me Saliun, unë i drejtohem nje pjesë të arsyeshme të opozitës”, tha Shalsi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.