E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHBA/ 27-vjeçarja nga Kosova qëllon për vdekje bashkëshortin dhe më pas veten
Lajme

SHBA/ 27-vjeçarja nga Kosova qëllon për vdekje bashkëshortin dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. • Çifti i shqiptarëve nga Kosova, të identifikuar si Sabrina dhe Pajtim Krasniqi janë gjetur të pajetë në ballkonin e apartamentit të tyre. • Policia amerikane ka njoftuar se 27-vjeçarja ka qëlluar disa herë me armë zjarri bashkëshortin e saj, 34 vjeç dhe më pas ka vrarë dhe veten. • Ende nuk dihen arsyet që sollën tragjedinë e ndodhur mesnatën e 27 nëntorit. • Një regjistrim i siguruar nga policia, i të shtënave me armë zjarri që shkaktoi alarmin “ShotSpotter” kapi pesë të shtëna radhazi, të ndjekura pas një pauze të shkurtër nga një e gjashtë. • Ndërkohë sipas mediave në SHBA, të dhënat e pronave të qarkut Broward treguan se apartamenti luksoz në katin e 45-të, ku ndodhi vrasja ishte i marrë me qira. • Lidhur me ngjarjen, ka reaguar edhe motra e Pajtimit. • Albana përmes një postimi në Facebook të shkruar në gjuhën angleze, akuzon po ashtu Sabrinën se i ka vrarë të vëllanë.

Lidhur me tragjedinë e ndodhur, ka reaguar edhe vetë motra e Pajtimit, Albana përmes një postimi në Facebook të shkruar në gjuhën angleze. Motra e viktimës ka akuzuar gruan e Pajtimit se e ka qëlluar të vëllanë me 5 plumba.

“ Festën e Falenderimeve nuk e kalova me burrin dhe fëmijët e mi. Nuk e kalova me miqtë e mi. Këtë ditë e kalova me policët, hetuesit dhe lajmet që flisnin për vrasjen e egër dhe të pakuptimitë të vëllait tim të vogël nga gruaja e tij. Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’ia merrte jetën vëllait tim, kur ajo e qëlloi me 5 plumba në krahërorin e tij. Personit të cilin i besonte kaq shumë, personin të cilin e zgjodhi të kalonte jetën edhe ia mori. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo e shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllëzërit e motrat e mia nuk do të jemi më kurrë njësoj. Jam e tmerruar që nëna ime nuk do ta kalojë kurrë këtë. Të dua përgjithmonë, Pajtim”, shkruan ajo.

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA/ 27-vjeçarja nga Kosova

Çifti shqiptar u gjetën të vdekur në apartamentin luksoz/ Zbardhen detaje, gruaja qëlloi disa herë me armë zjarri bashkëshortin dhe më pas veten

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA/ 27-vjeçarja nga Kosova

banesa

SHBA- Janë zbardhur detaje të lidhur me vdekjen e Pajtim dhe Sabrina Krasniqit, çiftit shqiptar nga Kosova që u gjetën të pajetë në një apartament në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Policia amerikane tha sot se 27-vjeçarja ka qëlluar me armë zjarri disa herë bashkëshortin e saj, 34 vjeç, dhe më pas veten.

“Përmes hetimeve është konstatuar se Sabrina Krasniqi ka qëlluar për vdekje disa herë bashkëshortin e saj. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre të përbashkët”, tha policia në njoftimin për media amerikane. Por ende nuk dihen arsyet që sollën tragjedinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.