SHBA dhe Talibanët kanë nënshkruar një marrveshje që synon të hapë rrugën drejt paqes në Afganistan, pas 18 vitesh luftë dhe konflikte.
Stetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj të NATO kanë rënë dakord të tërheqin të gjitha trupat e tyre brenda 14 muajve nëse militantët e mbështesin marrëveshjen.
Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo, i dërguari amerikan Zalmay Khalilzad dhe krerët e Talibanëve morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrveshjes historike në Doha, Katar.
Ka qenë Presidenti Trump ai që ka premtuar se do t’i jepte fund këtij konflikti.
Kujtojmë se SHBA ka dërguar trupa në Afganistan që prej shtatorit të 2001, dhe që në atë kohë e deri më tani më shumë se 2.400 trupa amerikanë kanë humbur jetën, ndërsa rreth 12.000 ushtarë janë akoma të vendosur në Afganitsan.



