E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHBA e dinë që unë s’kam frikë, kontaktova Ruçin por ishte në Tepelenë…
Politikë

SHBA e dinë që unë s’kam frikë, kontaktova Ruçin por ishte në Tepelenë…

Edi Rama, por edhe Ambasada Amerikane e dinë që unë nuk kam frikë.

Kështu u shpreh Presidenti Ilir Meta, kur u pyet nëse kishte frikë nga reforma në drejtësi apo jo, sikundër është deklaruar kryeministri Edi Rama.

“Unë skam frikë nga asgjë këtë e di Rama. E di edhe Ambasada Amerikane.

Unë kam frikë nga përgjegjësia që kam para popullit shqiptar dhe detyra që kam. Dhe detyra që kam sot është shumë e lartë.

Dhe meqë jemi te Reforma në Drejtësi, Reforma në drejtësi u miratua me konsensus dhe nëse ka një rekomandim pozitiv sot për Shqpërinë, Shqipëria e ka për shkak të luftës dhe imponimit të tim dhe të forcës politike që përfaqësoja, se Shqipëria as rekomandimin për negociatat nuk do ta kishte sot”, deklaroi prerë Meta.

Ndërkohë lidhur me reagimet e Kryeministrit, Meta tha se ai ka qenë në dijeni të vendimit, ndërsa ka qenë i prerë për të mos shtyrë zgjedhjet më 30 qershor.

“E vërteta është që kam bërë një përpjekje me z Ruçi, por ai ka qenë duke udhëtuar drejt Tepelenës kjo ka qenë i gjithë historia se pse Rama nuk ka qenë i surprizuar nga vendimi im.

Unë jam i surprizuar nga reagimi i tij pas deklaratës time’, tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.