SHBA i shpall luftë bandave shqiptare!
Naim Noka
Bandat shqiptare nga Durrësi në Elbasan, kartele me vulë politike
Nëse ka një arsye pse SHBA e artikuloi sot këtë betejë në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë, ajo gjendet te fakti se bandat shqiptare janë kthyer në struktura gati kartelistike, që kontrollojnë jo vetëm tregjet e drogës, por edhe pushtetin qendror dhe lokal, tenderët publikë dhe proceset zgjedhore.
Durrësi, me portin e tij strategjik, që është kthyer në korridorin më të madh të kokainës në Mesdhe. Asnjë kontejner nuk ka lëvizur pa garanci politike. Dosjet e viteve të fundit tregojnë se emra të lidhur me pushtetin kanë qenë garantët e “biznesit” që dërgoi dhjetëra tonë kokainë drejt Antwerpit, Roterdamit apo Hamburgut. Arkend Balla ishte depueti më i votuar që u suportua hapur nga banda e Durrësit.
Elbasani është simboli i frikshëm i ndërthurjes mes bandës dhe shtetit. Vrasjet e porositura, kontrolli i territoreve, kapja e bashkive dhe dalja e emrave të tyre në përgjime zgjedhore tregojnë se kjo nuk është thjesht një “bandë qyteti”, por një organizatë që garanton pushtet. Ndaj dhe Suel Çela nxori deputeten e tij Sara Mile.
Në fakt, këto dy bërthama kriminale kanë funksionuar si “franchise” të pushtetit politik: siguruan vota dhe qetësi në terren, në këmbim të një mburoje të hekurt për trafikun dhe pastrimin e parave.
Rama dhe “aleanca me të gabuarit”
Në këtë kontekst, mesazhi amerikan është një akuzë e drejtpërdrejtë ndaj qeverisë së Edi Ramës. Në vend që të ngrihej kundër këtyre grupeve, ajo ndërtoi me to një pakt heshtjeje dhe mbrojtjeje.
Rezultati është një Shqipëri ku krimi ka marrë formën e një “partneri strategjik” të pushtetit, duke cënuar sigurinë kombëtare, imazhin ndërkombëtar dhe shpresën e qytetarëve se ligji funksionon për të gjithë.
Në këtë ndarje të qartë, opozita me gjithë fragmentarizimin e saj të paktën qëndron në anën e duhur të historisë. Sepse sot nuk bëhet fjalë për kauza ideologjike, por për një vijë të qartë: ose me SHBA-në në luftën kundër krimit, ose me bandat.
Fundi i epokës së SPAK-ut të kapur
Mesazhi i SHBA-së është edhe një shuplakë për drejtësinë shqiptare. “Heronjtë e fëmijëve tanë”, krye-SPAK-istët që shërbyen si dekor politik, e kanë mbyllur mandatin bashkë me iluzionin e drejtësisë selektive. Tani SPAK duhet të zgjedhë: me Amerikën apo me bandat e Durrësit dhe Elbasanit?
Shqipëria në pikën e vlimit
Sot, historia nuk pranon më as gjysmë-masat, as justifikimet boshe. Nëse SHBA e ka shpallur betejën, atëherë Shqipëria është në pikën e vlimit: ose do të ndahet njëherë e mirë nga krimi, ose do të fundoset përfundimisht në aleancën e errët që e ka zaptuar prej dekadash.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



