E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHBA-ja ‘rivendos’ nivelin e raporteve diplomatike me BE-në e kishte quajtur ‘organizatë ndërkombëtare’
Bota

SHBA-ja ‘rivendos’ nivelin e raporteve diplomatike me BE-në e kishte quajtur ‘organizatë ndërkombëtare’

Shtetet e Bashkuara thanë se e kanë rikthyer misionin e Bashkimit Evropian në Uashington në statusin e tij të mëparshëm, duke e quajtur BE-në si një nga “partnerët e saj më të vlefshëm”.

Në fund të vitit të kaluar, SHBA-ja e uli statusin diplomatik të misionit të BE-së nga “shtet anëtar” në “organizatë ndërkombëtare”. Ky veprim u vlerësua si një goditje më shumë në raportet e trazuara transatlantike.

“Departamenti i Shtetit do të njohë përsëri përfaqësimin e Bashkimit Evropian në Uashington si të barazvlefshëm më atë të një misioni dypalësh” tha, ambasadori i SHBA-së në BE, Gordon Sondland.

Sipas tij, Bashkimi Evropian është një “organizatë me rëndësi të veçantë dhe një nga partnerët më të vlefshëm të SHBA-së në çështjet e prosperitetit dhe sigurisë botërore”.

“Bashkëpunimi dhe niveli i angazhimit dypalësh duhet të njihen në të gjitha nivelet pasi siguria dhe suksesi i Evropës janë të lidhura ngushtë me atë të SHBA-së” tha ambasadori Sondland.

Vitet e fundit raportet mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian janë përkeqësuar. Administrata e presidentit Donald Trump, vitin e kaluar, vendosi tarifat për çelikun dhe aluminin ndaj BE-së.

Bashkimi Evropian konfirmoi në janar se po zhvillonte bisedime me zyrtarët e SHBA-së lidhur me statusin e misionit diplomatik.

Deklarata në atë kohë u bë pasi transmetuesi ndërkombëtar gjerman, Deutsche Welle, raportoi se ambasadori i BE-së në SHBA, në dhjetor, nuk mori ftesë për funeralin e ish-presidentit të SHBA-së, George H.Ë Bush.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.