E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shefi i Mikrobiologjisë në QSUT, Koraqi: Fundi nuk është afër, duhet të mësohemi të jetojmë me Covid-19
Publik News

Shefi i Mikrobiologjisë në QSUT, Koraqi: Fundi nuk është afër, duhet të mësohemi të jetojmë me Covid-19

Andi Koraqi, shefi i Mikrobiologjisë në QSUT, thotë se situata me Covid-19 në vendin tonë ëhstë e stabilizuar sepse nuk ka një rritje të rasteve të reja, por as “kjo histori” nuk ka mbaruar sepse nuk ka ulje të të infektuarëve.

Më tej, ai është shprehur se fundi i pandemisë nuk është afër ndaj dhe të gjithë duhet të përgatitemi dhe mësohemi me Covid-19.

“…unë them jemi në një situatë të stabilizuar nuk kemi një rritje të rasteve, mirëpo as nuk kemi një ulje së të infektuarëve që të themi historia e koronavirusit mbaroi. Është një histori që do vazhdojë, ka mbi 6 muaj po bëhen rreth 8 muaj që ka filluar kjo histori. Fundi nuk është akoma i afërt,  nuk duket akoma fundi është një histori që do vazhdojë dhe ne duhet të përgatitemi, të mësohemi dhe të jetojmë me Covid-19”, u shpreh ai në RTV Ora.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.