E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shefi i përgjimeve me IMSI Catcher: Duka në krye të Policisë së Vlorës
Lajme

Shefi i përgjimeve me IMSI Catcher: Duka në krye të Policisë së Vlorës

Në krye të Policisë së Vlorës është emëruar një emër i njohur i Policisë së Shtetit, Artion Duka, ish-Drejtori i Forcave Operacionale. Duka, që ngjiti sot një shkallë më lart në karrierën e tij, u bë i famshëm për shkakun se u vu në arrest shtëpie për skandalin e pajisjes së  përgjimit IMSI Catcher dhe në Gjykatën e Tiranës, bashkë me specialistin e tij Entjol Xhelilaj, luajtën një komedi të zezë duke nxjerrë trëndafila nga valixhja ku supozohej se mbanin pajisjen me të cilën përgjonin opozitën.

Ish-Ministri i Brendshëm Flamur Noka ka reaguar që në atë kohë për mbajtjen ende në radhët e Policisë të Artion Dukës, qëkurse ai pas skandalit të denonduar fort nga opozita, u emërua Drejtor i Policisë së Beratit. Noka akuzoi ish-ministrin Xhafaj për emërimin e Dukës: “Fatmir, merre ligjin e Vettingut në Polici, zieje dhe pija lëngun. Një gote nga ky çaji jepja dhe Ramës. Artion Duka, ish-shefi i Operacionales që është në hetim pasi mori në dorëzim, administroi dhe përdori paligjshmërisht pajisjen e famshme IMSI Catcher për të përgjuar gazetarë, politikanë, analistë e ambasadorë, sot u emërua drejtor i Policisë, qarkut Berat,” tha Noka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.