E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shefi i Policisë flet për vrasjen në Kurbin: Objektiv ka qenë personi i plagosur! Po hetojmë konfliktet e tij
Lajme

Shefi i Policisë flet për vrasjen në Kurbin: Objektiv ka qenë personi i plagosur! Po hetojmë konfliktet e tij

Zv.Drejtori i Krimeve  në Lezhë, Gentian Berberi, i cili ka shkuar në fshatin Gurëz të Kurbinit ku ka ndodhur një vrasje dhe një plagosje këtë mëngjes, tha për mediat se objekti i atentatit ka qenë personi i plagosur, Ardian Gjeloshaj, rreth 51 vjeç. Gjeloshaj ndodhet në spital tashmë jashtë rrezikut për jetën, kurse ekonomisti i firmës, Selman Mihana, rreth 70 vjeç, ka ndërruar jetë nga plumbat e autorëve.

Dyshohet se është qëlluar me automatik, tha drejtuesi i Policisë dhe tashmë ka nisur kërkimi i autorëve dhe hetimet për shkakun e vrasjes dhe tentativës për vrasjen.

Berberi tha: “Sot rreth orës 7 është njoftuar se në ambientin ku ndodhemi është qëlluar me armë zjarri, ku është tentuar të vritet shtetasi me iniciale A.Gj i moshës 51 vjeç. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën një shtetas tjetër me iniciale S.M. rreth 75 vjeç. Është marrë menjëherë reagimi i forcave të Policisë. Është ngritur një grup i posaçëm nga prokuroria e Lezhës. Kemi ndihmën e Departamentit të Policisë Kriminalë me ekspertë të fushës.

Jemi në veprimet e para për sqarimin e rrethanave. Dyshohet paraprakisht se është qëlluar me automatik. Ka të dhënave për lëvizje të autorëve me një mjet. Jemi në momentet e para dhe nuk mund të jap detaje të tjera.

Po hetojmë të gjithë konfliktet dhe mosmarrëveshjet që dyshohet që ka peRsoni që është tentuar të vritet. Objektivi i atentatit është personi që ka mbetur i plagosur. Fatmirësisht është në gjendje të mirë, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”/ar.sh/SYRI.NET

Njoftimi paraprak i Policisë 

“Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Selman Mihana, rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari  shtetasi Ardian Gjeloshi, rreth 51 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea. Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.