E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shehu: Për kryerje detyrash, Shqipëria do edhe 20 vite të hyjë në BE
Lajme

Shehu: Për kryerje detyrash, Shqipëria do edhe 20 vite të hyjë në BE

I ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, kryetari i LZHD, Dashamir Shehi, duke komentuar  deklaratat e bëra nga Knut Fleckenstein, se negociatat për Shqipërinë mund të hapen në 6 mujorin e parë të 2018, është shprehur se droga dhe krimi janë problem kryesor i vendit që pengojnë hapjen e negociatave.

“Negociatat lidhen me situatën. Natë për natë kapet nga një skaf me drogë që kapet nga shërbimet e huaja, shqiptarët në krye të bandës, janë kapur nga shërbimet amerikane, droga doli nga brigjet tona. Situata është e rëndë. Hapjen e negociatave mund ta pengojë vetëm krimi. Uroj që të hapen negociatat, kam shpresë”, është shprehur Dashamir Shehi.

Ndër të tjera Shehi ka thënë se opozita ka pjekurinë e duhur që të urojë që procesi të hapet, pasi është një avantazh për vendin.

“Unë gjykoj që opozita e ka të gjithë pjekurinë që të urojë që të hapen negociatat, pasi është një avantazh edhe për Shqipërinë, pasi në mos nesër apo pasnesër do të vijë në pushtet. Po qe për detyra ne nuk hyjmë edhe për nja 20 vite, por për arsye politike po. Shpresoj që në Bruksel të mbyllin një sy dhe të hapin negociatat”, deklaroi Shehi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.