Shehu: Virusi po troket në derë, duhet të përgatitemi për më të keqen
Masat apo lufta me një epidemi është më e madhja që mund të bëjë një sistemin shëndetësor. Dhe kjo ngrihet mbi bazën e politikave të përcaktuara. Politika nuk është fjalë që mund të ndahet nga sistemi shëndetësor.” tha Shehu, ndërsa komentoi edhe deklaratat nga Ministria e Shëndetësisë, se kanë të gjitha mundësitë për ta përballur në rast se vendi ynë preket nga koronavirusi.
“’I kanë të gjithë mundësitë, mua kjo më kujton kohën e komunizmit, ku të gjitha i bënin më mirë. Pra, është një shprehje bajate, e dëmshme, s’të jep mundësi të kritikosh, të korrigjosh problemet. Turqia mbylli kufijtë me Iranin, Italia dërgon ushtrinë të izolojë qytete të tëra, si mund të themi ne që mund të jemi të qetë, kur kryeministri italian del e flet me transparencë të qartë për cfarë ka ndodhur. Ndërsa kryeministri shqiptar doli dje me një video bosh, nuk tha asgjë, vetëm bënte ca batuta dhe kaq. Kjo nuk është detyrë e një kryeministri kur qytetarët janë të shqetësuar, para një situate të tillë. Ky virus po troket në derë. Kur virusi ishte në Kinë, këtu thuhej ‘është larg, jemi me risk të ulët’, por pse, ne jemi me risk si gjithë të tjerët, shpresoj me vullnet të Zotit të mos vijë, por ne duhet të përgatitemi për më të keqen. Qeveria ka humbur një muaj kohë, alarmi është dhënë që në janar, por nuk u mor asnjë masë.” u shpreh Shehu, ndërsa rezervoi edhe disa pyetje drejtuar qeverisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



