USA/ Shembet ura në Maryland, makinat bien në ujë!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Baltimore në  Maryland të Shteteve të Bashkuara, ku një urë kryesore është shembur pasi u përplas nga një anije e madhe.


Mediat amerikane kanë publikuar edhe pamjet e frikshme, ndërkohë deri tani nuk raportohet për viktima, por  është konfirmuar se 7 persona janë nën ujë, ndërsa edhe disa makina  janë rrëzuar. 

Autoriteti i Transportit në Maryland konfirmon se të gjitha korsitë janë mbyllur në të dy drejtimet, ndërsa trafiku është devijohet.

Kryetari i Baltimore, Brandon Scott, tha se ekipet emergjente janë në vendin e ngjarjes dhe se kanë nisur operacionet e shpëtimit.

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar së paku shtatë njerëz për të cilët besojnë se janë në ujë, tha Kevin Cartwright, drejtor për komunikim në Departamentin e Zjarrfikësve në Baltimore.

Ura e Francis Scott Key 1.6 milje e gjatë shtrihet mbi lumin Patapsco në Portin e Baltimores, sipas Autoritetit të Transportit të Maryland (MTA).

Ura, e cila u hap në vitin 1977, mban emrin e autorit të “The Star-Spangled Banner”, thotë MTA në faqen e saj të internetit.

Publikuar nga Publik Media