Shembja e TK, reagon SPAK: Kemi nisur procedimin penal, po hetojmë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka kthyer përgjigje Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, në lidhje me dy kallëzime të bëra nga këta të fundit, njëri në dhjetor 2019 dhe tjetri në 4 maj 2020.
Sipas letrës së SPAK për depozituesen e kallëzimit, zonjën Adriana Kalaja, Prokuroria i ka bashkuar të dy kallëzimet e Aleancës dhe hetimi ka nisur. “Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë janë duke u kryer veprime hetimore të plota dhe të gjithëanshme”, thuhet në letrën që kreu i SPAK Arben Kraja i ka dërguar përfaqësueses së Aleancës, zonjës Adriana Kalaja.
Në dhejtor 2019 Aleanca për Teatrin ka depozituar kallëzim për kryebashkiakun Veliaj dhe inxhinierët e Institutit të Ndërtimit, pasi sipas tyre e klasifikuan godinën e TK si të rrezikshme, ndërsa që ajo sipas aktivistëve nuk përsoi asnjë plasaritje edhe gjatë tërmetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



