Shendeti Publik,OBSH në alarm: Merrni masat, fruthi po thyen rekordin në Evropë
Alarm nga fruthi ne Evrope. Rastet e fruthit në Evropë kanë shënuar një rekord të lartë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), raporton BBC.

Më shumë se 41,000 njerëz janë infektuar në gjashtë muajt e parë të 2018, duke çuar në 37 numrin e viktimave.
Vitin e kaluar kishte 23.927 raste dhe nje vit me pare 5.273. Ekspertët fajësojnë per këtë rritje të infeksioneve, rënien e numrit te njerëzve që vaksinohen.
Në Angli, ka patur 807 raste deri më tani këtë vit. OBSH po u bën thirrje vendeve evropiane të ndërmarrin veprime.
Shëndeti Publik ne Angli thotë se shpërthimet në Angli janë kryesisht për shkak të njerëzve që kanë udhëtuar në zonat e Evropës qe kane pasur shume raste me kete semundje infektive. Fruthi është shumë infektues dhe përhapet edhe nga teshtimat.
Infeksioni zgjat shtatë deri në 10 ditë. Por, ndërsa shumica e njerëzve shërohen tërësisht, kjo mund të shkaktojë disa komplikime serioze, duke përfshirë:
encefalit (infeksioni dhe ënjtja e trurit)
meningjit
konvulsione febrile
pneumoni
infeksioni i mëlçisë (hepatiti)
Vaksina MMR mund të parandalojë infeksionin, por sipas hulumtimeve qe e kane lidhur ate me autizmin, shume jane tashme dyshues.
OBSH rekomandon te gjithë fëmijët të marrin vaksinen. Ukraina dhe Serbia janë ndër vendet me normat më të larta në Evropë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



