Sherr ‘Live’: Gazetari Hoxha përplaset keq me Berishën: T’i kam nxjerr kufomat nga varri. T’i njof killerat që ke nga pas. Zhduke Remzi Hoxhën…
Ish kryeministri Sali Berisha ka telefonuar në emisionin “Studio e Hapur” për të folur rreth akuzave të rënda që i bëri anëtarit të delegacionit në negociat me Greqinë, Artur Meçollari, si spiun.
Por gazetari Artan Hoxha ka gjetur rastin e dukur për t’u ballafaquar drejtpërdrejt me Berishën, duke shpërthyer në akuza ndaj tij, lidhur me një deklaratë që Berisha ka bërë disa ditë më parë se gazetari Hoxha është “hjeksi” i vrasjes së dëshmitarit gjatë një dokumentari në parcelat me kanabis.
Hoxha e ka akuzuar Berishën për vrajsen e 150 personave të Tropojë, zhdukjen e biznesmenit maqedonas Remzi Hoxha dhe manipulimin e provave në 21 Janar, transmeton newsbomb.al.
DEBATI I PLOTË:
Sali Berisha: Së pari dëshiroj të theksoj se ky informacion është botuar direkt në të gjitha mediat. Është konfirmuar sot nga Sali Berisha, Oficer madhor dhe gjeneral të ushtrisë shqiptare e kanë konfirmuar. Por në mënyrë indirekte e konfirmoi edhe Ministria e Mbrojtjes sot. Nga ana tjetër e konfirmoi edhe vetë i akuzuari, sepse ai është larguar në vitin 2012 dhe nuk ka shkuar në asnjë proces gjyqësor.
Artan Hoxha: Ashtu siç gënjen ti edhe për atë dëshmitarin e kanabisit. Je ti në atë video që thua dua gjallë a vdekur dhe s’iki nga Tropoja pa e marrë me vete. Je ti Berisha që u kape duke manipuluar prova në 21 janar. Nëse unë dy herë nuk të kam kthyer përgjigje të premtoj se do ta bëj. Dhe Haklaj u vra më para. Dhe ke 150 vrasje në Tropojë. Siç zhduke Remzi Hoxhën, t’i kam nxjerrë kufomat nga varri. Më lë mua në ngarkim vrasjen e një personi që unë kam akuzuar Policinë e Shtetit.
Sali Berisha: E ke vrarë.
Artan Hoxha: Zoti Berisha nuk më tremb dot mua.
Sali Berisha: Ti ke qenë bashkëpunëtor i Haklajve. Ai është bashkëpunëtor bandash, krimesh.
Artan Hoxha: Po po, jam…
Sali Berisha: Po ti ke vrarë dëshmitarin. Ti je hjeksi i dëshmitarit.
Sali Berisha: Je i pafytyrë që përdoresh nga çdo bandë dhe flisni për çdo bandë…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



