E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherr me armë në Francë/ Një shqiptar i vdekur dhe një tjetër i plagosur
Bota

Sherr me armë në Francë/ Një shqiptar i vdekur dhe një tjetër i plagosur

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Merz-Tessy të Francës ku pas një sherri me armë një shqiptar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Sipas mediave franceze mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës por është publikuar ditën e sotme, ndërsa thuhet se dy shqiptarët janë dërguar me urgjencë në spital, por si pasojë e plagëve të marra, njëri nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë vetëm pak pasi kishte mbërritur në spital.

Sipas policisë thuhet se në xhepat e dy shqiptarëve policia gjeti shuma të mëdha parash. Identiteti i shqiptarit të vrarë dhe atij të plagosur nuk është bërë me dije. Autoritetet nisën hetimet për këtë ngjarje. Dyshohet se sherri me armë ka ndodhur për shkak të trafikut të drogës mes bandave rivale, ku të përfshirë janë edhe shqiptarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.