Sherr me thika mes dy familjeve në Ksamil: Plagosen 3 persona
jë konflikt për motive pronësie ka ndodhur mes dy familjeve në Ksamil të Sarandës.
Nga raportimet e para që vijnë nga qyteti bregdetar, bëhet fjalë për tre persona të plagosur. Sherri me thika e mjete të forta ka ndodhur mes familjeve Pollo e Ziflaj.
Në vendngjarje ka shkuar policia e zonës si dhe FNSH-ja. Dy persona janë shoqëruar për në komisariat, ndërsa tre të plagosurit po marrin mjekim në spital. Njëri prej të plagosurve pritet që të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Pritet një njoftim zyrtar nga ana e policisë, ndërkohë që vijon hetimi nga ana e autoriteteve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



