Sherr mes fqinjëve, një i plagosur me thikë në Korçë
Një person është plagosur me thikë mesditën e sotme pas një sherrit me fqinjin e tij në Korçë.
Panorama.al mëson se ngjarja ka ndodhur në një lagje të qytetit të Korçës në afërsi të shkollës “Demokracia”.
I plagosuri pritet të transportohet drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



