E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherr mes vajzave gjimaziste në Tiranë, shkelma dhe grushte në fytyrë
Publik News

Sherr mes vajzave gjimaziste në Tiranë, shkelma dhe grushte në fytyrë

 Një sherr mes vajzave ka ndodhur ditën e sotme pranë gjimnazit Andon Zako Çajupi, në Tiranë.

Tre prej tyre kanë dalë që nga rruga “Kongresi i Manastirit” dhe kanë pritur vajzat e tjera të hyjnë në një prej rrugicave që të nxjerr tek “Xhamlliku”.

Me të ardhur dy vajzat e tjera, ato janë përleshur duke u kapur e tërhequr për flokësh.

Në video shihen vajzat që bëjnë sherrin, ndërsa shokët e tyre përpiqen t’i ndajnë.

Djali që ka dërguar videon shkruan:

Gocat e Çajupit duke prit grupin tjeter qe te dilnin nga shkolla. U takuan tek xhamlliku. Grupi i pare qe kishin bere priten i moren me te mira që të futeshin brenda në lagje. Tani jan shumica ne rajonin numer 4. Me sa degjova me nji cun ishin shajt me perpara ne telefon.”

Nuk dihet shkaku i zënkës që ka degjeneruar në dhunë mes të miturave, por skena nuk ka qenë aspak e hijshme. Skena të tilla përsëriten gjithnjë e më shumë duke ngritur seriozisht shqetësimin për brezin që po rritet./joq

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.