Sherri me Gjiknurin, sqaron Valteri: Rama po blen deputë për të votuar kodin
Deputeti Halit Valteri reagon pas përplasjes me deputetin Damian Gjiknuri, pasi pak më parë “u kap” me të jashtë Kuvendit dhe tentoi ta qëllonte.
Valteri tha se Gjiknuri e ka marrë në telefon dhe e ka kërcënuar, ndërsa deputeti i bëri thirrje Ramës.
“Provokimet e Gjiknurit me cunat problematikë as më hyn fare… Unë s’jam idiot që të dalë nga seanca të kap një deputet. Më mori në telefon dhe më kërcënoi duke më thënë: nuk më njihni ju mua. Ai më kërkoi të dilja jashtë parlamentit
I bëj thirrje Ramës që ta tërheq këtë qen bir qeni se familja ime e ka provuar dhe i ka dhënë provat sesi i trajton mbeturinat. Nuk mund të krahasojmë Ahmet Zogun me një hajdut që ka vjedhur mbi 100 milion euro dhe ia falë Gurusë sa herë vjen i takon gruan. Gjiknuri është në Pazar të plotë me bandat dhe krimin. Që kur ka qenë ministër energjitike. Nuk mundet të më kërcënojnë mua, e kanë provuar më parë”, tha Valteri.
https://www.instagram.com/p/CF9VkbIAhkv/?igshid=136v97dftnhm9
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



