E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherri te “Unaza e Re”/ E qëlloi me thikë babai i të dashurës, 38-vjeçari vdes në spital
Lajme

Sherri te “Unaza e Re”/ E qëlloi me thikë babai i të dashurës, 38-vjeçari vdes në spital

Një ditë pas plagosjes që ndodhi ditën e djeshme në zonën e Unazës së Re, nga spitali vijnë lajmë të këqija.

Sipas informacioneve i plagosuri Olsi Lelo, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në spital.

 

 

Policia e Tiranës njoftoi dje se u bë kapja dhe shoqërimi i shtetasit  Rezmi Caushaj, 51 vjeç, i cili ka lënë të plagosur 40-vjeçarin, që është njëkohësisht dhe babai i të dashurës së Lelos.

E gjithë tragjedia ndodhi pasi viktima, kishte një lidhje sentimentale me vajzën e autorit, gjë e cila nuk është pëlqyer nga ky i fundit.

 

Konflikti mes dy personave, plagoset një 40-vjeçar në Tiranë. Emri i autorit

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjete të forta, pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia e Tiranës njofton se u bë kapja dhe shoqërimi i shtetasit  Rezmi Caushaj, 51 vjeç, i cili ka lënë të plagosur 40-vjeçarin.

Ky shtetas ditën e sotme rreth orës 10:15, në zonën e “Unazës së Re” pas një konflikti, ka plagosur me mjet prerës një shtetas të moshës rreth 40 vjeç i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijojn veprimet e mëtejshme hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.