E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shifrat nga “FAO”: 13% e famijeve shqiptare në fshat nuk kanë sigurinë e ushqyerjes
Lajme

Shifrat nga “FAO”: 13% e famijeve shqiptare në fshat nuk kanë sigurinë e ushqyerjes

“Ushqimi në shkolla dhe të ushqyerit në Shqipëri” nga FAO-Organizata Botërore e Ushqimit.

Siguria ushqimore në Shqipëri është përmirësuar në vitet e fundit, por më shumë se 6 përqind e familjeve në rrethinat më të varfra të Tiranës janë ende të moderuara kur vjen fjala që të ushqehen dhe në pasiguri totale për të siguruar ushqim.
Kjo shifër arrin deri në 13 përqind në disa zona rurale. Fëmijët janë më të prekurit sepse kequshqyerja dëmton zhvillimin e tyre fizik dhe mendor. Kushtet janë pjekur për të parë seriozisht mundësinë për futjen e programit të ushqyerjes në shkolla.

Duke punuar me partnerët kombëtarë, FAO ka studiuar mjedisin legjislativ dhe politikën për programin e ushqimit në shkolla dhe ka rishikuar përvojat në mbarë botën me programet e të ushqyerit dhe ushqimin në shkolla. FAO ka prodhuar materiale informuese, ka organizuar sesione të ndërgjegjësimit dhe ka studiuar mundësinë e përfshirjes së prodhuesve vendorë dhe të familjeve lokale si furnizues të ushqimit. Gjithashtu, kemi kryer një sondazh të gjerë në vend për të vlerësuar njohuritë, qëndrimet dhe praktikat e të ushqyerit midis nxënësve, prindërve, mësuesve dhe autoriteteve lokale.
Së fundi, ne vlerësuam nivelin e ushqyerjes së fëmijëve shqiptarë në bazë të të dhënave antropometrike.

Ministritë e Arsimit dhe e Bujqësisë në Shqipëri kanë rënë dakord që ne të prezantojmë programet e të ushqyerit në shkollat e Tiranës dhe në tre komuna të tjera që kanë dalë vullnetarë për të pilotuar programin.
Iniciativa pilot do të marrë jetë falë një fondi nga qeveria hungareze dhe bazës së FAO-s me një buxhet financimi prej 200.000 dollarësh

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.