Shikoni si është shndërruar stadiumi “Air Albania” pak orë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Berisha
Pas përfundimit të turit të takimeve me mbështetësit e tij gjatë këtyre dy muaj e gjysmë, Sali Berisha është gati të zhvillojë nesër Kuvendin Kombëtar të PD që sipas tij është thirrur nga mbi 4200 delegatë. Keto janë fotot e Stadiumit “Air Albania” ku do të zhvillohet Kuvendi i 11 dhjetorit që është edhe dita e lindjes së PD.
Aty po zhvillohen punimet e fundit për podiumin ku do mbahen fjalimet.
Ndërkohë që ekspertët ligjorë po i japin dorën e fundit ndryshimeve statutore, punonjësit teknik po i japin dorën e fundit dekorit dhe ngritjes së podiumit ku do mbahen fjalimet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



