E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shisnin mina me telekomandë për 3 mijë euro, arrestohen dy persona në Durrës
Publik News

Shisnin mina me telekomandë për 3 mijë euro, arrestohen dy persona në Durrës

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Durrës, pasi akuzohen se përgatisnim mina me telekomnadë.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë Agron Gurakuqi 46-vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Ndërtim pa leje” dhe Bledian Gresa 35-vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje.

Shërbimet e Policisë i kanë gjetur  dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 mina me telekomandë, të cilat këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do i shisnin me çmimin 2000 deri në 3000 euro.

Njoftimi i plotë:

Goditet një tjetër tentativë për prodhim dhe trafikim të minave me telekomandë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Distanca”.

Operacioni i zhvilluar strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Sekuestrohen 4 mina me telekomandë.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas me precedent të mëparshëm penal, të cilët do i shisnin minat kundrejt fitimit deri në 3000 euro për një copë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe trafikimit të minave me telekomandë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative  se 2 shtetas po tentonin të trafikonin mina me shpërthim në distancë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të  koduar “Distanca”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. G., 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Ndërtim pa leje”;

B. G., 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje “.

Gjatë  kontrollit fizik, shtetasit A. G., shërbimet e Policisë i kanë gjetur  dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 mina me telekomandë, të cilat këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do i shisnin me çmimin 2000 deri në 3000 euro.

Po gjatë operacionit, në banesën e shtetasit B. G., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për evidentimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.