Shiu përmbyt spitalin e Shkodrës, sanitaret heqin ujin me fshesë
Fatal ka qenë shiu i verës i rënë pak më parë, për qytetin e Shkodrës.
Rrugët janë përmbytur, por nuk i ka shpëtuar përmbytjes as spitali rajonal, ku shiu ka depërtuar nga të gjitha anët.
Uji depërtoi brenda repartit të imazherisë.
Në pamjet e filmuara nga Ora News shihen sanitaret e spitalit teksa largojnë ujin me fshesa nga korridori.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



