E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkaktoi aksidentin me dy viktima, Fatjon Zhaborja i dënuar për tentativë vrasje
Lajme

Shkaktoi aksidentin me dy viktima, Fatjon Zhaborja i dënuar për tentativë vrasje

I riu nga Tropoja, Fatjon Zhaborja i cili mesnatën e kaluar aksidentoi taksinë në Maminas ku udhëtonte 23-vjeçarja Elena Avdillari, e cila humbi jetën në vend bashkë me drejtuesin a automjetit, Bujar Agalliu, ka qenë i dënuar më parë për tentativë vrasje.

Në vitin 2005, 13 vite më parë, Fatjon Zhaborja atëherë 19 vjeç, i lindur të Rragam të Tropojës, ka tentuar të vrasë me thikë në Tiranë shtetasin Agron Kasapi, 53-vjeç ngjarje kjo e regjistruar pranë ambasadës greke. 53-vjeçari ka mbetur i plagosur, por fatmirësisht pa rrezik për jetën.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga kryeqyteti dhe për rreth një javë është fshehur në Gjirokastër, ku edhe ka rënë në prangat e policisë. Zhaborja është dënuar për krimin dhe mësohet se ka lënë qelinë e burgut pak vite më parë.

Mbrëmjen e kaluar Fatjon Zhaborja bëhet sërish protagonist i kronikës së zezë, këtë herë për një ngjarje edhe më të rëndë, pasi me “Benzin” e tij nxori nga rruga taksinë ku udhëtonte Elena Avdillari, nënë e një fëmije dhe drejtuesi i taksisë Bujar Agalliu. Taksia u përplas me bordurat e pikës së karburantit duke bërë që dy personat që udhëtonin me të, të humbnin jetën tragjikisht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.