E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkarkimi i Presidentit/ Basha: Farsë e Ramës, u shndërrua në qortim. Pjesë e tentativës për…
Politikë

Shkarkimi i Presidentit/ Basha: Farsë e Ramës, u shndërrua në qortim. Pjesë e tentativës për…

Një farsë të Ramës, pjesë të një teatri dhe tentative për të larguar vëmendjen nga situata ku ndodhet vendi, e ka quajtur kreu i PD-së, Lulzim Basha, gjithë sa po konsumohet në Kuvend me rezolutën e PS-së kundër vendimit të Metës për anulimin e 30 qershorit.

basha seli

 

“Edi Rama ka vënë në skenë teatrin e shkarkimit të Presidentit. E gjithë logoreja e sotme e Parlamentit ilegjitim, e njerëzve të blerë, e gjithë logoreja ka vetëm një qëllim të shfokusojë vëmendjen e opinionit publik nga fakti që e gjithë Evropa e di që kemi në krye të vendit një bandit të kapur me presh në duar. Farsa e sotme që u nis me shkarkimin e Presidentit që përfundoi me një rezolutë dhe që do të vazhdojë të shndërrohet në një qortim. Edi Rama ka nevojë jetike të largojë vëmendjen”- tha Basha.

Sipas tij, “i gjithi ky është një teatër që ka për qëllim të zhvendose aksin e përplasjes midis qytetarëve dhe një grushti minjsh të kapur në qark që akne fituar pasuri marramendësve mbi xhepat tuaja. Gjatë 24 orëve të fundit kanë kërkuar të mbizotërojë arsyeja dhe interesi publik, i cili kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe një Parlament legjitim. Sfidimi i hapur i Edi Ramës, përpjekja për të vendopsur 30 qershorin në qendër të debatit që zyrtarisht nuk është më datë”.

Kryedemokrati Basha ka theksuar prere se “Ora nuk pret dhe koha është e pamëshirë”.

“Ne do të humbim javën e ardhshme shansin e katërt për të hapur negociatat, Pse-ja është e qartë nga Holanda; nuk luftohet korrupsioni dhe krimi. Edi Rama e ka tmerr hapjen e negociatave, kapitujve 23 dhe 24. Çfare u bë me Saimir Tahirin, Fatmir Xhafajn, dosjen e Xibrakës”- tha ai.

Per Bashen, Rama e ka jetike mos hapjen e negociatave dhe qëllimi i tij është të devijojë diskutimin tek data 30 qershor.

Ai u ka bere thirrje shqiptareve te jene bashke. “Ju ftoj në këtë momente të vështira për vendin. Ta përbuzim teatrin e propagandës dhe të mos flasim si ato foshnjat e vogla qe u terhiqen vemendja me nje raketake. Së dyti, të mbani lart kurajën me të cilën jemi përballur këto katër muaj. I kemi treguar botës se këtu ka një narko-shtet që ka kapur të gjitha pushtetet dhe se ka një popull që nuk e pranon këtë. Ju kërkoj të jemi bashkë, gati, në këmbë, të bashkuar dhe me pjesëmarrje masive për të vendosur fatin tuaj, fatin e Shqipërisë. Orët dhe ditët e ardhme do të vendosin se si do të jetë Shqipëria e 10-15 viteve të ardhshme”- tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.