Shkarkimi i Veliajt, merret vendimi nga Komisioni i Çështjeve Ligjore
Erion Veliaj nuk do të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku do të vendoset nëse do të shkarkohet nga detyra. Ky vendim u mor sot nga Komisioni i Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë Sociale.
Edhe pse komisioni ishte planifikuar të shqyrtonte dhe kalonte për votim kërkesën e Veliajt, i cili është në arrest që nga 10 shkurt, “vulën e fundit” e ka Prokuroria. Mbledhja vendimtare e Këshillit Bashkiak është planifikuar për në orën 16:00.
Kërkesa për shkarkimin e Veliajt, e mbështetur nga anëtarët socialistë të këshillit, bazohen në nenin 62 të ligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore”, që parashikon shkarkimin e një kryebashkiaku nëse ai mungon në detyrë për më shumë se tre muaj pa ndërprerje.
Këshilltarët theksuan se, që nga arrestimi i Veliajt më 10 shkurt, Tirana ka mbetur pa një drejtues të zgjedhur dhe kërkon një zgjidhje urgjente.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



