Shkarkimi i Veliajt, Rama ‘ngre në qiellin e shtatë’ Manastirliun
Në një moment kur Tirana është duke u përballur me pasiguri dhe boshllëqe në udhëheqje, Kryeministri Edi Rama ka theksuar se është koha për të nisur një periudhë të re dhe të fuqishme për qytetin.
Sipas tij, tezat dhe pasqyrat gjysmë të vërteta që kanë mbuluar politikat e qytetit janë thjesht humbje kohe, ndërsa drejtësia, e mbushur me pyetje të hapura, nuk mund të jetë peng për të ardhmen e Tiranës. “Tirana nuk mund të vazhdojë të gdhihet dhe të ngryset pa kokë,” tha ai
Kryeministri ka shprehur bindjen se qyteti ka nevojë për një udhëheqës të ri që mund të çojë përpara proceset e zhvillimit dhe të drejtojë qytetin në rrugën e duhur, duke e përgatitur atë për sfidat e së ardhmes. Ai theksoi se puna duhet të fillojë menjëherë për zgjedhjet e reja në Tiranë, duke përcaktuar qartë objektivin për të gjetur “kandidatin e duhur” që do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm.
Në këtë kuadër, Rama i dha mbështetje të fortë kandidaturës së Orgetës për kryetare të Bashkisë së Tiranës, duke e konsideruar atë si një udhëheqëse me një “qetësi dhe forcë” të jashtëzakonshme, të cilat e kanë karakterizuar gjatë detyrave të mëparshme.
“Aq e fortë është qasja e Orgetës ndaj bashkisë, saqë nuk ka shumë interes për atë që do të jetë rivali i saj nga partitë e tjera,” tha Rama, duke theksuar se rivalët politikë do të hyjnë të humbur dhe do të dalin akoma më të humbur.
“Pas 7 muajsh pa një kryetar bashkie në krye të detyrës, u detyruam të marrim një hap të debatueshëm në raport me Veliajn, por të detyrueshëm në raport me fatin e kryeqytetit të shqipërisë.
Këshilli Bashkiak miratoi dje shkarkimin e kryetarit për ti hapur rrugë zgjedhjeve për bashkinë Tiranë. Janë llomotitur shumë gjëra me këtë hap, por nuk ia vlen të merremi…as me ata të cilët e quajnë diktaturë kur shumica parlamentare detyrohet të kalojë vë votimin e programit pasi i ndalohet të paraqesë programin e kuvendit.
Qoftë tezgat dhe pasqyrat gjysmë të vërtetave ndaj tij, janë tema ku ne nuk mund të hymë si palë, sepse të merresh me karikaturat është humbje kohe, ndërsa të merresh me drejtësinë është humbje busulle. Në një histori drejtësie plotë pikëpyetje, që nuk dihet sa do të zgjasë, mos ta marrë peng kryetar i Shqipërisë.
Puna jonë është të adresojmë pa humbur kohë boshllëkun në Bashkinë e Tiranës, sepse Tirana nuk mund të gdhihet dhe të ngryset pafundësisht me një Tiranë pa kokë, e cila, duke mos pasur një të zgjedhur në krye të saj, mos të ketë mundësinë t’i udhëheqë ata drejt së ardhmes.
Sot të nisim punën për zgjedhjet e reja në Tiranë, ku me kandidaten e duhur, me ambicien e duhur dhe me organizimin e duhur do të marrim rezultatin e duhur, për t’i dhënë lokomotivës së Shqipërisë shpejtësinë e duhur.
Më vjen shumë mirë që kandidatura e Orgetës ka gjetur mbështetjen e familjes sonë të madhe politike, ku të gjithë e çmojnë kandidaten tonë për Tiranën dhe është radha e saj për ta udhëhequr Tiranën me qetësinë që e ka karakterizuar gjithnjë në detyrat që ka kryer deri tani.
Aq e fortë është qasja e Orgetës ndaj bashkisë, saqë aq pak interes ka kush do të jetë rivali i saj nga partitë e tjera, që do të hyjnë të humbur dhe do të dalin akoma më të humbur”, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



