E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkarkohen 25 punonjës, çfarë ndodhi tek Shërbimet Përmbarimore. Reagon Piro Lutaj
Lajme

Shkarkohen 25 punonjës, çfarë ndodhi tek Shërbimet Përmbarimore. Reagon Piro Lutaj

“Furtunë” shkarkimesh në Shërbimin Përmbarimor Shtetëror nga drejtori Piro Lutaj, i cili ka pezulluar 25 përmbarues që nuk plotësojnë performancën për të qenë pjesë e këtij shërbimi.

 

Mësohet se përmbaruesit e shkarkuar janët janë në të gjithë Shqipërinë.

Lutaj erdhi në krye të përmbarimit 4 muaj më parë ndërsa ka marrë përsipër reformimin e këtij institucioni në varësi të ministrisë së Drejtësisë.

Pas shkarkimit të 25 punonjësve me pretendimin se nuk plotësonin performancën, drejtori i Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror Piro Lutaj në një prononcim për gazetaren “Balkanweb” u shpreh: Jemi te interesuar qe ne Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror, te ofrohen kapacitete qe plotësojnë performancën dhe sigurojnë besimin e qytetareve. Kemi marre te gjitha masat qe Shërbimi Përmbarimor Shtetëror te ofroje një tjetër standard Shërbimi për qytetaret, përmes ekzekutimit te titujve ekzekutive. Është një detyrim ligjor, por edhe një kërkesë e vazhdueshme nga qytetaret, e shprehur kjo edhe gjate turit te llogaridhënies “Puna për Shqipërinë qe duam”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.