E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkarkohet drejtori i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin
Lajme

Shkarkohet drejtori i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin

Qeveria ka marrë vendimin për të shkarkuar nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, Kastriot Gurra.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Gurra ishte emëruar në këtë detyrë që në Janar të vitit 2024, teksa më herët ai ka qenë krybashkiak i Librazhdit.

Në vend të Kastritot Gurrës, në krye të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin është emëruar Ermal Shena.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT  TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË SHTETËRORE  PËR SHPRONËSIMIN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të kreut III, të vendimit nr.395, datë 13.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Kastriot Gurra, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, lirohet nga kjo detyrë.

Z. Ermal Shena emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.