Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Eltomn Duro
Është shkarkuar nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Eltomn Duro,
Duro mbante postin e drejtori të Përgjithshëm të Tatimeve prej 27 marsit të këtij viti, ndërsa kishte zëvendësuar pak muaj më parë Vasilika Vjeron. Nuk dihet ende se kush do të jetë drejtori ri i Përgjithshëm i Tatimeve, që do të zëvendësojë Duron.
Këshilli i Ministrave pritet të lirojë nga detyra kreun e Tatimeve, Enton Duro, vetëm pak muaj pas marrjes së detyrës. Burime nga qeveria bëjnë të ditur për SCAN se vendimi vjen pas analizës së punës të bërë për këtë drejtori. Duro u emërua në këtë detyrë në fund të muajit mars, pas lirimit të Vasilika Vjeros. Një ditë më parë, Ministria e Financave njoftoi nisjen e analizës së performancës 6-mujore me strukturat e administratës tatimore në të gjithë vendin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



