E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkatërrimi i grupit kriminal/ Dyshohet se u përfshinë në vrasjen e Erion Çelës në Don Bosko
Publik News

Shkatërrimi i grupit kriminal/ Dyshohet se u përfshinë në vrasjen e Erion Çelës në Don Bosko

Arrestimi i dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj, pas incidentit në autostradë ditën e dielë (2 tetor) ku një prej tyre u rrëmbye nga disa persona, ka sjellë zbulimin e një grupi kriminal në Durrës.

Të paktën 15 persona raportohet se kanë rënë në prangat e policisë.

Dyshohet se ky grup kriminal është përfshirë në disa ngjarje në Tiranë dhe Durrës, dhe një prej tyre është ekzekutimi i Erion Çelës në 4 janar të këtij viti në Don Bosko.

Pak para se të vritej, viktima me origjinë nga Dibra dhe banues në Maminas, kishte qenë në tëvolinë me bashkëshorten e tij shtatzënë. Ajo ishte larguar nga lokali vetëm disa minuta para se autorët të zbraznin kallashnikovin mbi 35-vjeçarin.

Gjatë të shtënave me armë mbetyi i plagosur vëllai i viktimës, Blerim Çela, 28 vjeç, daja i tij, Edmond Crroj, si edhe 2 persona të tjerë, midis tyre edhe kamerieri i lokalit.

35-vjeçari Erion Çela, kishte një dyqan ngjitur me lokalin ku ndodhi ngjarja, në të cilin shiste duhan.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.