E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Shkatërrimi i ONE punë e brendshme/ E hodhi në erë Arbër e Erion Veliaj për ta shitur për skrap!”
Lajme

“Shkatërrimi i ONE punë e brendshme/ E hodhi në erë Arbër e Erion Veliaj për ta shitur për skrap!”

Ekzistojnë disa teori për shkatërrimin që po i bëhet kompanisë telefonike One.

Ka po ashtu zëra që aludojnë blerjen nga kjo e fundit pas rënies së vlerës së aksioneve drastikisht pas sulmeve të hakerimit dhe fshirjes së miliona të dhënave që çoi kompaninë telefonike hajdute në kolaps.

Media  ka shkruar pak ditë më parë për klientët e kompanisë së Arbër Veliajt, vëllait të Erion Veliajt duke përfshirë në listë si njërin prej tyre edhe ONE. Avokati Altin Goxhaj inkriminon në mënyrë të drejtpërdrejtë Veliaj Juniorin në këtë histori.

Ai shkruan se hedhja në erë e ONE është punë e brendshme për përfitime të vëllezërve Veliaj, teksa përmend Arbër Veliajn si kontrollor për komunikimin dhe aksesin në ONE.

Goxhaj shton se kompania po sabotohet nga brenda prej disa kohësh me qëllimin për t’u shitur për skrap, me Erion Veliajn që kontrollon stafin lokal të kompanisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.