E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkencëtarët që studiojnë koronavirusin kanë gjetur lidhje midis Covid-19 dhe HIV-it
Publik News

Shkencëtarët që studiojnë koronavirusin kanë gjetur lidhje midis Covid-19 dhe HIV-it

Shkencëtarët që studiojnë koronavirusin kanë gjetur lidhje midis Covid-19 dhe HIV-it.

Ata kanë zbuluar se qelizat e koronavirusit kanë aftësinë të shkatërrojnë qelizat e shëndetshme, ashtu siç bën edhe HIV-i.

Sipas shkencëtarëve të Universitetit Fudan në Shangai dhe të Qendrës së Transfuzionit Jang Shibo në Nju-Jork, kanë gjetur se koronavirusi shkatërron qelizat më të fuqishme imune.

Rezultatet e studimit dhe zbulimi i tyre shkencor janë publikuar në revistën mjekësore Cellular and Molecular Immunology.(Klikoni këtu për të lexuar studimin)

Në këtë eksperiment, shkencëtarët kanë “përforcuar” qelizat e coronavirusit në kultivimin laboratorik të qelizave T. Qelizat T apo limfocitet T luajnë rolin integral që të robërojnë qelizat e infektuara me virus, të bëjnë vrimën dhe të injektojnë kimikatet në membranën e cila pastaj shkatërron edhe virusin, edhe qelizën.

Studiuesit kanë bërë të njëjtin eksperiment me SARS-in dhe kanë zbuluar se ai nuk kishte aftësinë të infektonte qelizat T.

Sipas shkencëtarëve arsyeja ishte mungesa e një funksioni të bashkimit të membranës.

Studiuesit thonë se priten studime të tjera shkencore mbi koronavirusin për të zbuluar më shumë rreth tij./Përshtatur nga South China Morning Post dhe Nature.com

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.