E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Shko thuaja gjyshes tënde’, Balla përplaset me opozitën
Lajme

‘Shko thuaja gjyshes tënde’, Balla përplaset me opozitën

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u përplas sot me deputetët e opozitës në Kuvend, duke i akuzuar se do të votojnë kundër rritjes së pensioneve dhe buxhetit për rimbursimin e spitaleve me ilaçe.

Gjatë debatit, Balla iu përgjigj gjithashtu kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e akuzuar për gënjeshtra lidhur me përkatësinë e shumëfishtë dhe duke përdorur një ton të ashpër ndaj opozitës:

“Pusho ti (Balliut). E kam me atë. Ngrejë kokën o Sali. Sa i përket përkatësisë së shumëfishtë, ti gënjeve… Namusqarë frikacakë, sepse këtu është e shkruar sipas ligjit që ke firmosur o zotrrote. Ky buxhet është tre herë më i madh se ai që le ti kur ike. Do votoni kundër 130 mln euro për rimbursimin e medikamenteve? Shko thuaja gjyshes tënde. Gjyshe jam kundër rritjes së pensionit tënd.”

Balla shtoi se opozita, sipas tij, historikisht nuk ka dashur atdheun dhe e ka tradhtuar çdo herë që ka pasur mundësi, duke e konsideruar sjelljen e saj si kundër zhvillimit të vendit dhe mbrojtjes së interesit publik.

Debati ka theksuar tensionet në Kuvend mes mazhorancës dhe opozitës, veçanërisht për çështjet që lidhen me shëndetësinë dhe pensionet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.